Pamje nga momenti i goditjes së tërmetit në Shkup (VIDEO)
Një tërmet i fuqishëm sot tronditi gjithë Shkupin dhe qytetet e Maqedonisë, si Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Kumanovë, Manastirin dhe Velesin.

Epiqendra e tërmetitfuqishëm ishte 6 km në lindje të Shkupit, dhe ishte me intesitet prej 5.3 shkalla Rihter.
Deri më tani nga spitali i Shkupit janë konfirmuar 50 persona të plagosur nga tërmeti me plagë të ndryshme.

Po ashtu, nga tërmeti janë shënuar edhe dëme të shumta materiale.
Pas goditjestërmetit banorët e zonave të goditura kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe po vazhdojnë të qëndrojnë në ambiente të hapura nga frika e goditjeve të tjera.

Pas goditjes së dytë në ora 15:10, Shkupi është goditur edhe nga tërmeti i tretë në ora 16:47.

Pamjet më sipër tregojnë momentin e tërmetit në një nga marketet e Shkupit. /albeu.com/



Shtuar më 11/09/2016, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori