Pakica maqedonase: Duam konsullatë në Korçë
Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe mbështetja e hapur nga Shkupi zyrtar, kanë inkurajuar pakicën maqedonase në Shqipëri të rrisë edhe më shumë kërkesat e saj. Gjatë vizitës që presidenti i Maqedonisë ka realizuar një ditë më parë në Pogradec, përfaqësuesit e pakicës maqedonase i kanë kërkuar kreut të shtetit hapjen e një konsullatë në Korçë. Kërkesa e tillë arsyetohet me rrugën e gjatë që duhet përshkuar deri në Tiranë, për një informacion apo shërbim pranë Ambasadës së Maqedonisë.

Por jo vetëm, sepse kërkesa e tillë është mbështetur edhe në faktin se në Korçë ka tashmë një konsullatë greke, ndonëse nuk jeton komuniteti grek, qëllimi i së cilës, siç pretendohet, është asimilimi i pakicave të tjera.

"Kjo konsullatë greke punon për të asimiluar maqedonasit, vllahët, shqiptarët, romët dhe egjiptianët e kësaj zone", ka deklaruar Vasil Sterjovski nga Aleanca Maqedonase për Integrim Europian. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori