Pak para mbarimit të mandatit Ivanov harxhon 20 mijë euro për luks
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një njoftimi dërguar në media thotë se presidenti, Gjorge Ivanov në mënyrë të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Maqedonisë është duke e mbaruar mandatin e tij.

Gjorge Ivanov po e mbaron mandatin siç e filloi: Në mënyrë të papërgjegjshme, me punë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të shtetit. Vetëm në fund të mandatit të funksionit, Ivanov sipas përqindjeve të caktuara, do të harxhojë më së paku 20.000 euro, para të qytetarëve për promovim.

Ivanov ka porositur mbi 700 suvenire në emër të tij. Stilografë, ombrella, vëthë prej biseri, stoli prej filigrani, shalle dhe kravata. Harxhimi i tillë i parave të popullit nuk është sjellje e një presidenti të përgjegjshëm të shtetit i cili i përfaqëson interesat e qytetarëve”, thonë nga LSDM.
Shtuar më 26/02/2019, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori