Pajisje e re për Institutin për mjekësi transfuzive
Në Institutin për Mjekësi Transfuzive sot do të promovohet një pajisje e re mjekësore. Bëhet fjalë për dy aparate në sektorin ambulancë për caktimin e qarkullimit periferik arterial.

Një pjesë e pajisjes është instaluar në sektorin për imunohematologji. Ndërsa dy aparate janë në sektorin për ambulancë në caktimin e qarkullimit periferik arterial me të cilët në mënyrë kompjuterike caktohet rrjedha e gjakut nëpër enët arteriale të gjakut.

Gjithashtu edhe në pjesën laboratorike, janë instaluar dy autoanalajzerë për analiza imunohematologjike të gjakut të pacientit.
Këto paisje të reja do të shfrytëzohen për analizën e grupit të gjakut dhe Rh faktorit të pacientit, grave shtatzëna dhe të porsalindurve, si dhe për skrining dhe identifikim të antitrupave. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2014, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori