Pajisja për përgjim është sekret shtetëror
Ish-kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e ndjekjeve të komunikimeve, Tito Petkovski, thotë se që kur ai ka qenë kryetar i Komisionit, ka qenë sekret publik se është porositur një pajisje për përgjim.

Petkovski thotë se thuajse për asnjë pyetje që e ka parashtruar, e që ka pasur lidhje me pajisjen e përgjimit ose me paratë shtesë në buxhetin e MPB-së ose DSK-së, nuk ka marrë përgjigje, as në seancë të Komisionit e as në seancë plenare.

I pyetur se për çfarë pajisje bëhet fjalë në audio- regjistrimet nga telefonatat që i publikoi lideri opozitar Zoran Zaev, Petkovski thotë se:

“Në vitin 2011, kishte 8 milion euro shtesë në buxhet dhe edhe pse disa herë pyeta cili është qëllimi i këtyre parave, mora përgjigje se bëhet fjalë për informacion të klasifikuar i cili mund të thuhet vetëm në seancë të mbyllur për të cilin duhet të pajtohen 82 deputet gjegjësisht dy e treta e shumicës".

Sipas tij, pajisja e përgjimit është porositur disa herë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori