Pajaziti: Gruevski, nxitës i ndarjes etnike
Pëlqej
Njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, Ali Pajaziti mendon se marrëdhëniet etnike në Maqedoni janë të acarruara dhe kjo për shkak të politikës.

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga firmosja e Marrëveshjes së Ohrit, Pajaziti thotë se shqiptarët janë ende të diskriminuar dhe larg standardeve ku jetojnë sot maqedonasit.

“Për fat të keq sot ne kemi arritur të ndërtojmë një shoqëri e cila është e ndarë në baza etnike, kemi dy komunitete të cilat jetojnë pranë njëri tjetrit por nuk jetojnë me njëri tjetrin. Si metaforë e mos akomodimit të këtyre diversiteteve mund të përmendin qytetin e Shkupit, të ndarë në të dy anët e lumit Vardar. Një qytet, hapësirë urbane ultra e urbanizuar, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare që u ngjan metropoleve të ndryshme evropiane dhe të SHBA-së deri diku, dhe nga ana tjetër kemi një karakatinë apo pjesë të qytetit të Shkupit e cila mund të quhet një pjesë ekstra-territoriale e cila nuk i ngjan një zone të qytetëruar ku njerëzit ende jetojnë në të ashtuquajtura teneqe-mëhalla ku ka probleme me ujin për pije, elektricitetin”, tha Pajaziti për Alsat-M.

Ali Pajzaiti sheh para së gjithash fajtore qeverinë e Nikola Gruevskit, duke thënë se kryeministri ka ndërtuar një sistem putinist, me pak liri dhe pak mirëqënie ekonomike dhe që shkakton dhe ndasi etnike.

“Kemi një putinizëm të vrazhdë, pra një parti politike e cila tenton që pengjet t’i mbajë në duart e veta, dhe nuk lejon që sistemi të frymojë lirshëm dhe në mënyrë të natyrshme që qytetari ta gjejë vendin e vet në mozaikun e vet, të quajtur shoqëri e përbashkët e cila do të jetë shtrat për të gjitha qytetarët, jo t’i shikojë njerëzit nga ngjyrimet etnike”, shton në fund profesori universitar. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori