Paguajeni ju drekën! Rama bën batuta me Zaevin
Nuk kanë munguar batutat mes Ramës dhe Zaevit gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Tiranë.

Teksa mbante fjalen ne konference, Rama i ka kujtuar homologut mbledhjen e perbahsket mes dy qeverive.

“Ne organizuam përpara 15 muajsh mbledhjen e dy qeverive dhe ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën. Natyrisht duke pritur ftesën zyrtare, sepse jeni ju që duhet të na mirëprisni dhe jeni ju qe duhet të paguani shpenzimet e drekës. Besoj që do keni dakordësi të plotë mes partive të koalicionit për të ndarë shpenzimet”- tha Rama.

Ndërkohë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa e ka cilësuar integritetin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut si interes strategjik i Republikës sonë, ka folur në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas, Zaev për kufij fluidë mes vendeve.

‘Jemi në një moment të vecantë kur shkojmë drejt një pragu të shumëpritur drejt çeljes së negociatave me BE dhe puna e përbashkët që po bëjmë. Kemi nisur një proces me Kosovën, i keqkuptuar tek tuk kur kemi folur për një model Shengen, por është zanafilla enjë procesi që duhet të shtrohet në gjithë rajonit, por ne duam ta materializojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi me urimin dhe bindjen që vendet e Ballkanit perëndimor të hyjnë në këtë proces dhe kufijtë të jenë po aq fluide sa c’janë atë ne BE. Askush nuk na pengon ta bëjmë mes vedi sot jo nesër, do u japim qytetarëve të hyjnë e të dalin në shtete pa asnjë pengesë, kontroll e problem si hyjnë e dalin në shtetet e tyre qytetarët e vendeve të BE-së”- tha Rama.
Shtuar më 13/03/2019, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori