PAE dhe LS: Gruevski dhe Jankullovska të japin dorëheqjen
Nikolla Gruevski
Grupi parlamentar i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE) dhe Liga e Sanxhakut (LS) shprehën ngushëllime të thella për familjarët e pesë personave të vrarë në fshatin Smilkovc të Shkupit.

"Jemi të shokuar nga masakra brutale. Kërkojmë nga organet kompetente ti zbulojnë autorët, arsyet dhe motivet për këtë akt shtazarak i cili veshi në zi pesë familje. I ftojmë të gjithë në gjakftohtësi. Kërkojmë dorëheqje nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe kryeministri Nikolla Gruevski, duke i thirrur si më përgjegjës për shpërthimin e kriminalitetit dhe përkeqësimin serioz të situatës së sigurisë në shtet", thuhet në reagimin e PAE-s dhe LS-së.

Ky grup parlamentar, gjithashtu kërkon nga kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski të thërrasë seancë të jashtëzakonshme parlamentare në të cilën do të debatohet për situatën e sigurisë në vend. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2012, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori