Padi për ish kryetarin e Kriva Pallankës
Pëlqej
Policia e Kumanovës ka dorëzuar në prokurori padi penale kundër personave A.A (57) dhe M.M (67) nga Krivapallanka, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Siç informojnë nga MPB, dy të paditurit në periudhën prej vitit 2009 deri 2013 në dy raste kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

I pari në atë periudhë ka qenë kryetar i KomunësKriva Pallankës, ndërsa i dyti ka qenë drejtor i shkollës “Gjorçe Petrov” në Kriva Pallankë.

Nga policia thonë se të paditurit kanë manipuluar me dokumentet në lidhje me marrëveshjen për ndërtimin e një salle sportive në shkollën “Gjorçe Petrov”.

paditurit kanë nënshkruar marrëveshje me Agjencinë për Rini dhe Sport për ndërtimin e sallës, ndërsa pas disa viteve e kanë njoftuar se salla ka përfunduar, por për të njëjtën as që kishin filluar punimet.

Me këtë është dëmtuar buxheti i komunës, e cila tani duhet të përfundojë aktivitetet ndërtimore në sallën sportive.
Shtuar më 14/01/2018, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori