Padi penale ndaj ish-ministrit Todorov
Drejtoria e policisë financiare deri te Prokuroria publike ka ngritur kallëzim kundër ish ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov për shkak të dyshimit të veprës “shpërdorim të detyrës zyrtare”.

Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj personit P.V, udhëheqës në Njësitin për implementim të projektit për rikonstruim të objekteve të institucioneve shëndetësore publike pranë MSH-së.

Padia ka të bëjë edhe me kontratat e kyçura nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë vitit 2010 për punë ndërtimore në spitalin e përgjithshëm –Kumanovë, pastaj Koçan dhe Kriva Pallankë.



Shtuar më 03/04/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori