Italia zgjohet nga dy tërmete të forta, raportohen dëme të shumta

Dy tërmete shumë të forta, pak pas orës 07:00, janë ndjerë në zona të ndryshme të Marche.

Nga Ankona në Fano dhe Urbino, Ansa raporton se ka shumë qytete ku shtëpitë u tronditën gjatë lëkundjeve për disa sekonda.

Tërmeti i ndjerë në Italinë qendrore ishte me magnitudë 5.7 ballë dhe u regjistrua nga Ingv në brigjet e rajonit Marche të Pesaros.

 

Ai u pasua nga dy tërmete të tjera me magnitudë 3.1 dhe 3.4.

Në Marche, njerëzit dolën menjëherë në rrugë dhe zjarrfikësve kanë mbërritur njoftime të shumta për dëmtime dhe çarje në muret e shtëpive. Në veçanti, zjarrfikësit e Ankonës raportojnë se klinika private Villa Igea po evakuon pjesërisht strukturën.

Tërmeti është ndjerë dukshëm në pothuajse të gjithë Italinë qendrore dhe veriore. Në Bolonja dhe Romagna tronditja është ndjerë veçanërisht në katet e sipërme të shtëpive. Disa raporte si dhe nga Bolonja gjithashtu nga Rimini, Ravenna, Cesena. Tërmeti është ndjerë edhe në Umbria dhe Lacio./albeu.com


Shtuar 9.11.2022 08:02

Tags: ,