Ostreni: Shqiptarët duhet të analizojnë pse shqiptarët shkuan te LSDM
Gjenerali dhe lideri I partisë Uniteti, Gzim Ostreni i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në gjuhën shqipe në TV NOVA ka pohuar se pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare, shqiptarët duhet të ulen seriozisht dhe të analizojnë pse 45 mijë apo 70 mijë shqiptarët votuan për LSDM.

“Ne akoma si shqiptarë nuk jemi ulë dhe seriozisht të bisedojmë dhe analizojmë a thua pse shqiptarët në këto zgjedhje votuan për LSDM. Ishte oferta megallomane e cila u bë nga ana e liderit të LSDM Zoran Zaev, apo thjeshte dështimi i subjekteve politike shqiptare vizavi interesave të shqiptarëve”, ka pohuar Ostreni. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori