Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Ostreni: Serbia e luftoi UÇK-në edhe në Maqedoni
Pëlqej
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gëzim Ostreni shprehet se mediat e Beogradit kanë të drejtë teksa shkruajnë se Serbia mori pjesë në konfliktin e armatosur mes Forcave Maqedonase të Sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke luftuar këta të fundit.

Ostreni vlerëson se kjo është një gjë e mirë që autoritetet në Serbi të vetëndërgjegjësohen dhe të kërkojnë falje për sa kanë shkaktuar.

“Të dhënat tona, të Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë ne i kemi trajtua si paramilitarë të cilët kanë ardhur për tu ndihmua forcave të armatosura edhe policisë në Maqedoni kundër njësiteve të UÇK-së, ose thënë më drejtë për zhdukjen e UÇK-së. Ata janë paraqit në garnizon, kanë kërkuar të jenë në kuadër të një garnizoni, të një kazerme dhe prej aty të kyçen në radhët, ata nuk i kanë pranua, komandanti i kazermës i ka refuzu edhe prej aty janë kyç në pjesën e policisë, në rajonin e fshatrave të Tetovës që kanë veprua. Këta kanë arrdhë në emër të nevojës për luftë kundër shqiptarëve. Bile kanë përdorur edhe do terma që unë nuk kisha dashtë ti përdor tani”, shkruan Gëzim Ostreni në librin e tij "Deshmia e gjeneralit", raporton Alsat-M.

Analisti ushtarako-politik Bllagoja Markovski, i cili në atë kohë ishte zëdhënës i Armatës së Republikës së Maqedonisë, nuk mohon se ka pasur individë të cilët janë përpjekur të angazhohen në veprime ushtarake, por për të, spekulimet më të thjeshta dhe përpjekja për sensacion që është ngritur nga shtypi serb janë informacionet se ata kanë qenë pjesë e ushtrisë apo policisë maqedonase.

“Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001 në ballafaqimin me krizën ekskluzivisht morën pjesë pjesëtarë të ARM-së dhe të Ministrisë së Brendshme, apo policisë. Ka mundësi, individë nga Serbia të jenë infiltruar ose përfshirë në mënyrë të pavarur, por ata kurrë nuk ishin të angazhuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë e as që ishte kërkuar ndihmë që ata të angazhohen në zgjidhjen e krizës”, deklaroi Blagoja Markovski.

Ndërsa, ish-kreu i policisë sekrete të Maqedonisë, Goran Mitevski thotë se pretendimet e shtypit të Beogradit janë të mjegullta dhe se asnjë formacion i policisë serbe nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë në konfliktin në vitin 2001.

Megjithatë, historia e pjesëmarrjes së forcave të policisë serbe në veprimet ushtarake në vitin 2001 e nxiti kërkimi i faljes së ish-presidentin Boris Tadiç, drejtuar popullit maqedonas për krimet që i ka kryer xhandarmëria serbe./albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori