Ostreni në betejë politike me Latën për Dibrën?!
Në Dibër po zhvillohet një betejë e fshehtë politike midis taboreve të Gëzim Ostrenit si lider i partisë së re “Uniteti” dhe në anën tjetër, kryetarit të komunës, Ruzhdi Lata, që tanimë është një nga të përkledhurit e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Burime pranë përfaqësuesve të “Unitetit” kanë theksuar se është e vërtetë se një numër i madh i aktivistëve të BDI-së tashmë kanë kaluar tek partia e tyre dhe se nuk pajtohen me politikat “ekspansioniste” të Latës, si një njeri i importuar në BDI nga posti i kryemyftiut të Dibrës.

“Ka pakënaqësi të madhe ndaj Latës, i cili ka mospërfillur një pjesë të themeluesve të BDI-së, përfshirë edhe gjeneralin Ostreni. Kjo është e papranueshme, sepse ai u importua në BDI dhe se më e keqja është skandali i tij me varrezat osmane”, theksoi për INA, një anëtar i “Unitetit”.

Siç mësohet gara mes këtyre taboreve do të jetë më e ashpër, pasi që partia e re e Unitetit do të jetë favorite në Dibër në zgjedhjet e ardhshme dhe se ajo do të rrezikojë ndonjë rikandidim të Latës.

Nga ana tjetër, në BDI nuk komentojnë këto zhvillime dhe se kërkojnë që të ketë transparencë nga çdo parti që synon garë politike. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2015, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori