Ostreni: "Aleancën për Shqiptarët" e përfaqësojnë RDK dhe Uniteti
Në vigjilje të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, LR-PDSH me vendim të kryesisë qendrore ndërroi emrin dhe tani quhet ”Aleanca për shqiptarëtemër ky që në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit u përdor si emër i koalicionit parazgjedhor së bashku me RDK-në dhe Uniteti-n.

Kryetari i Uniteti-t, Gëzim Ostreni, në një intervistë për medial.mk ka folur edhe për këtë çështje duke thënë se LR-PDSH i largoi nga ky koalicion.

Ostreni gjithashtu tha se para zgjedhjeve lokale, deri më 14 shtator, Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe gjykatat e vendit duhet të vendosin se kujt i takon ”Aleanca për shqiptarët”. LR-PDSH-së apo Uniteti-t dhe RDK-së në anën tjetër.

Përndryshe, edhe kryetari i RDK-së, Vesel Memedi kishte reaguar për marrjen e emrit duke e akuzuar LR-PDSH-në për falsifikues të marrëveshjes në mes tre partive.
Shtuar më 04/09/2017, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori