Osmani uron një vit të mbarë shkollor
Në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik 2013-2014, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmani ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm.

Urim i veçantë është për fëmijët të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

"Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2013/2014, që shënon një vit të ri në përpjekjet tona të përbashkëta në rrugën e dijes dhe formimit të së ardhmes sonë, është një kënaqësi e veçantë për mua që gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve t’ju uroj që këtë vit shkollor ta përcjellë zelli, disiplina, vullneti dhe serioziteti.

Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët të cilët për herë të parë do po ulen në bankat shkollore dhe po hyjnë në udhën e pafund të diturisë"- shkruan Rufi Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori