Osmani tregon rezultatet në disa Komuna ku BDI ka fituar bindshëm
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në pres konferencën e tij të dytë, deklaroi se BDI-ja nga 50 për qind të të të dhënave BDI-ja po udhëheq bindshëm në Tetovë dhe Çair.

Ai madje theksoi edhe fitore të thellë në Komunën e Sarajit dhe Dibrës.

Osmani shpalli fitore edhe në Komunën e Likovës dhe Kërçovës.

“Fitojmë bindshëm në çdo vendvotim. Fitojmë bindshëmKomunën e Çairit, me mbi 3 mijë vota dallim. Një ndër fitoret më të thella në Komunën e Sarajit, 9 mijë kundër 5200. Fitore në Dibër dhe KOmunën e Likovës. Çfarë mund të presim tjetër nga Kërçova, 5600 me 1400. Fitore në Strugë, Tearcë, Manastir. Shumë shpejtë do të dalim me rezultate tjera”, tha Osmani.
Shtuar më 15/07/2020, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori