Osmani: Nuk na befason vendimi i Ivanovit
Pëlqej
Zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani ka deklaruar se refuzimi i nënshkrimit të Ligjit të gjuhës nga presidenti Ivanov nuk e befason, por siç thekson ai paraqet dëshpërim.

"Jemi të dëshpëruar edhe pse ishte e pritur megjithatë menduam se do ta shfrytëzoj momentin që të dërgoj porosi", ka deklaruar Bujar Osmani.

Ivanov nuk e dekretoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke thënë se ky ligj është sjellë pa debat publik, pa prezencën e opozitës dhe pa përfshirjen e ekspertëve dhe akademikëve. /albeu.com/





Shtuar më 18/01/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori