Osmani: Nuk kemi marrë kritika nga KE-ja!
Maqedonia deri tani nuk ka marrë as vërejtje formale, e as joformale nga Komisioni Evropian lidhur me dinamikën e zbatimit të reformave.

Kështu theksoi Zv.kryeministri Bujar Osmani duke shtuar se përfaqësues të vendit kanë biseda të vazhdueshme lidhur me prioritetet, në çka duhet të vihet fokusi, me çfarë dinamikë duhet të realizohen reformat.

“Me Brukselin kemi komunikim të përditshëm, përmes delegacionit në Shkup, përmes zyrës për Maqedoninë, përmes kontakteve me eurokomisarin Han dhe përfaqësuesen e lartë Mogerini. Ideja e këtij komunikimi është që të mundemi në bazë ditore të bisedojmë për nevojat, për dinamikën, për prioritetet, që bashkërisht t’i konfirmojmë”, tha Osmani.

KE, siç theksoi, është avokati më i madh para vendeve-anëtare për nevojën që Maqedonia të arrijë progres.

“Komunikimi midis KE-së dhe Qeverisë nuk zhvillohet përmes kumtesave, por përmes takimeve të përditshme të gjata për atë se çka duhet të bëhet në periudhën e ardhshme. Nuk ekziston letër nga KE-ja, ekzistojnë shënime të anëtarëve tanë në misione, të cilët kanë dhjetëra takime në ditë, në varshmëri nga përshtypjet nga takimet e tilla, është edhe cilësia e shënimeve që i dërgojnë deri tek ne”, shtoi zëvendëskryeministri. /albeu.com/


Shtuar më 24/11/2017, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori