Osmani: Nuk dalim nga qeveria, jemi përgjegjës
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, gjatë një emisioni në TV 24 Vesti, u shpreh se propozimet që me daljen e BDI-së nga Qeveria do të rrëzohet edhe VMRO-ja nuk janë zgjidhja e duhur.

Sipas tij, vetëm në zgjedhjet e fundit BDI mori 150 mijë vota nga shqiptarët dhe kjo është 70% e popullatës votuese, kështu që vetëm ata kanë të drejtë të vendosin kush do t’i përfaqësojë në Qeveri, transmeton Portalb.

"Ne mund të dalim prej Qeverie dhe të fitojmë disa poena politikë, por kjo nuk është zgjidhja e duhur për Maqedoninë, për shtetin tonë. Këto janë reagime emocionale dhe aspak të mira për vendin tonë. BDI merr vendime racionale dhe aspak emocionale. Ne kemi përgjegjësi dhe bëjmë politikë serioze. Zgjidhja e vetme nuk është të del BDI nga Qeveria por zhvillimi i një dialogut serioz me kyçje të faktorit ndërkombëtar", u shpreh Osmani. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2015, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori