Osmani merr pjesë në samitin e Bërdo
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, merr pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), e cila mbahet në Bërdo pran Kranjit, Slloveni, ku temat kryesore do të jenë sfidat dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është iniciativë e bashkëpunimit rajonal ku krahas Maqedonisë anëtarë janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova.


Shtuar më 24/04/2018, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori