Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
Osmani kundër koalicionit PDSH-LSDM
Lideri i RDK-së, njëkohëisht kryetari i Komunës Gostivar, Rufi Osmani nuk do të bashëkëpunojë me asnjë nga partitë e mëdha politike në Zgjedhjet e ardhshme Lokale duke refuzuar ftesën që një ditë më parë për t'iu bashkuar koalicionit LSDM-PDSH.

Osmani paralajmëroi se subjekti i tij në zgjedhjet lokale do të del si koalicion opozitar shqiptar së bashku me DR-në dhe BDSH-në e Bardhyl Mahmutit. Ai tha se RDK-ja nuk ka pretendime të fitojë vetëm Gostivarin por edhe më tepër.

"Në këto zgjedhje në synojmë shumë më tepër se fitorja në Gostivar dhe dëshirojmë tu argumentojmë konkurrentëve tonë se ne nuk jemi parti lokale, nuk jemi parti e vogël dhe se jemi parti me objektiva nacionale, politike në kuptim të realizimit të aspiratave për barabarësi të popullit shqiptar. Parë nga ky këndvështrim përgjigja është afirmative, ne vazhdojmë rrugën tonë, ndërsa personit në fjalë dhe të tjerëve urojmë që të realizojnë përfundimisht një prognozë të saktë, pasi deri tash gjithmonë kanë qenë të gabuar në prognozat e tyre vizavi rezultateve zgjedhore", tha Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.

Ai paralajmëroi se shumë shpejtë do t’i bëjë publike edhe emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, ndërsa siç tha befasia më e madhe do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2012, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori