Osmani: Koalicioni LSDM-BDI, koalicion evropian
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi, Aleksandar Andrija Pejoviç nuk hezitoi të informojë qytetarët rreth zërave për bashkëpunim të mundshëm BDI – LSDM.

Osmani tha se në prag të zgjedhjeve lokale, integristët mendojnë që bashkëpunimin në nivel qendrorë me socialdemokratët të transferojnë edhe në atë komunal, ndërkohë duke emëruar këtë “bashkim” si koalicion evropian. Ai nuk përjashtoi që si kundër-përgjigje e koalicionit eventual BDI – LSDM, VMRO – DPMNE të formojë koalicion me partitë tjera shqiptare.

“Ne me LSDM-në kemi bashkëpunim edhe në nivel qendror dhe mendojmë ta forcojmë atë edhe në nivel lokal, varësisht prej kontekstit lokal. Është koalicion i ri evropian dhe reformues që duhet të kthen vendin në trajektorjen e BE-së dhe mendoj se kjo është pozitive.

Natyrisht se mund të ketë alternativa, koalicione VMRO me partitë politike shqiptare të cilët po dëgjojmë, kështuqë shqiptarët do të kenë dy oferta: njëra ndoshta koalicioni i LSDM-së me BDI-në në disa komuna, dhe koalicionet tjera me VMRO – DPMNE-në”, përfundoi Osmani.

Gjithsesi, sipas Osmanit, gjithçka do të jetë zyrtare pas verifikimit të kandidaturave nga ana e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor.

“Parimisht ka disponim për bashkëpunim. Ato do të bëhen zyrtare në moentin kur do të verifikohen kandidaturat nga KSHZ-ja. Mirëpo, koalicioni i ri evropian dhe reformues është në disponim për të vazhduar këtë mënyrë të veprimit, përshkak se ky është interesi i qytetarëve, por edhe dëshira e qytetarëve. Kështuqë, do të ketë bashkëpunime në nivel të kryetarëve të komunave në disa komuna, por presim verifikimin e kandidaturave dhe pastaj do të dalim publikisht me informata,” deklaroi Osmani. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2017, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori