Osmani: Kjo është rruga për të zgjidhur ngërçin politik
Pas mosarritjes së marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ka paralajmëruar se bisedime për sigurimin e shumicësnevojshme, do të zhvillohen në dy trajektore.

“Ashtu siç e dini, dje kemi pasur rreth të dytë të bisedimeve me opozitën, sepse vlerësuam se duhet deri në fund t’i shterojmë mundësitë për përfshirje të të gjitha subjekteve, sepse në këtë periudhë, është e rëndësishme të tregojmë politikë shtetërore në raport me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Është e dukshme që dje nuk pati rezultat, unë vlerësoj se duhet të vazhdojmë paralelisht me dy trajektore, dhe atë me vazhdimin e përpjekjeve për arritje të konsesusit, dhe në komunikim me deputetët për sigurim eventual të shumicësnevojshme”, tha Osmani.

Përndryshe, edhe takimi i dytë që u realizua dje mes grupeve të punës së VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e PSP-së, përfundoi pa marrëveshje. Pas kësaj, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, paralajmëroi vazhdim të bisedimeve me deputetë dhe grupet e tjera parlamentare, në përpjekje për kapjen e 2/3-tave.

Kërkesat e Opozitës në detaje janë si vijojnë më poshtë:

Të zgjidhet prokuror publik, me propozim të opozitës.
PSP t’i mbarojë lëndët gjyqësore të dorëzuara deri më 30.06.2017 dhe të ndalojë ta kryejë funksionin, por edhe të formohet Komision Anketues në Kuvend, i cili do ta vlerësojë punën e PSP-së.
Të formohet sektor në kuadër të Prokurorisë për Krim të Organizuar me prokuror të ri special.
Shtuar më 24/03/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori