Osmani: Gjuha shqipe nuk është implementuar për shkak të partive maqedonase
Pëlqej
Gjuha shqipe nuk është implementuar për shkak të mungesës së dëshirës te partitë politike maqedonase, ka thënë mbrëmë Bujar Osmani në emisionin "Argument", i cili ka shtuar se çështja për gjuhën nuk është e mbyllur.

"Një çështje e cila nuk është mbyllur është çështja e gjuhës. Ajo çështje është trajtuar me sukses pjesë-pjesë për shkak të kontekstit politik, për shkak të numrave në Parlament, për shkak të mungesës së dëshirës te partitë politike maqedonase.

Përsëri, të mos lejojmë që të mos zbatohet tërësisht ajo pjesë (gjuha)…Asnjëherë nuk do të gjeni fjali të BDI-së se ajo çështje është mbyllur", ka thënë Osmani.

Ai ka thënë se marrëveshja kornizë e Ohrit është zgjidhja për Republikën e Maqedonisë.

"Është marrëveshje paqeje e mbështetur nga Bashkësia ndërkombëtare, dhe nuk shoh zgjidhje tjetër përveç MO", ka thënë Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori