Osmani: E fitoj betejën që në rrethin e parë
Kryetari aktual i Gostivarit, Rufi Osmani, nuk ka vendosur ende nëse do të kandidohet për mandatin e dytë. Ai është shprehur i bindur se do të fitonte secili që do të kandidohej nga Rilindja Demokratike Kombëtare kundruall ministrit aktual të Vetëqeverisjes Lokale, kandidat i BDI-së, Nevzat Bejta.

"Pavarësisht se kush do të garojë në anën e BDI-së, RDK-ja ka kandidatura serioze që munden me elegancë ta mposhtin këtë person. Por nëse unë do të rikandidohesha, jam i bindur se që në rrethin e parë do ta fitoja betejën", ka thënë Osmani.

Kreu i Gostivarit dhe njëherësh kryetar i RDK-së, ka komentuar gjithashtu edhe situatën aktuale politike, për të cilin ka propozuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2013, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori