Lideri i RDK-së dhe kryetari aktual i komunës së Gostivarit Rufi
Osmani e vlerëson si të gabuar idenë e bojkotimit të
zgjedhjeve lokale.
"Ideja për bojkot të
zgjedhjeve është e deplasuar dhe pa legjitimitet politik veçmas për LSDM-në, pasi që mu kjo parti më 1994 e injoroi opozitën e atëhershme dhe pa participimin e saj e ka udhëhequr shtetin deri më 1998.
Në qoftë se analizohen prononcimet e kryetarëve të Strumicës, Karposhit, Kumanovës e Ohrit, bëhet e qartë se ata intensivisht përgatiten për zgjedhjet
lokale.
Personalisht u rekomandoj që të marrin pjesë në
zgjedhje pavarësisht problemeve që gjithë ne përballemi dhe pas
zgjedhjeve të fitojnë kredibilitet politik dhe bashkërisht të kërkojmë
zgjedhje të parakohshme parlamentare", thotë në bisedën për "Utrinski vesnik", kryetari i RDK-së
Osmani.
Ai shprehet i sigurt se kandidati i RDK-së do të fitojë Gostivarin që në rrethin e parë me mbështetje të të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike e kulturore. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2013,
ora 13:44