Osmani: BDI zanafillën e ka nga populli shqiptar, nuk i jep llogari as VMRO-së as LSDM-së
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani i ftuar në emisionin “Click Plus” në Televizionin 21 ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim është një parti autonome dhe e pavarur e cila nuk i jep llogari as VMRO-së dhe as LSDM-së sepse politikat e BDI-së zanafillën e kanë nga legjitimiteti i popullit shqiptarë në Maqedoni.

Ai thekson se Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë kësaj kohe është munduar që të gjej lehtësime që të vijë sa më shpejt deri te zgjidhja e krizës politike dhe Maqedoninë ta kthej në rrugën euro-atlantike, shkruan Zhurnal.

Osmani më tej theksoi se BDI me disa iniciativa e ktheu shpresën tek qytetarët se Maqedonia për një kohë të shpejt do ta tejkalon këtë errësir që po kalon për shkak krizës politike dhe se BDI riktheu dialogun politik në Maqedoni.

“BDI nuk ekziston për të rikthyer LSDM-në në pushtet dhe as për të mbajtur VMRO-në në pushtet. BDI ka politikat e veta të cilët i nxjerrë nga legjitimiteti i qytetarëve shqiptarë dhe në bazë të platformës të cilën ne e kemi premtuar para tyre. Normalisht që politikat e BDI-së herë do tu konvenojnë LSDM-së herë VMRO-së për shkak se janë politika autonome dhe jam i gatshëm për ti spjeguar ato politika, por do kemi problem që të kuptohemi njëri me tjetrin nëse nuk e hjekim atë kontekstin se politikat t BDI-së duhet ti konvenojnë njërës palë apo tjetrës palë. Iniciativat e BDI-së rikthyen Maqedoninë nga gremina e sigurtë në të cilën po shkonte vetëm disa ditë më parë. Solli iniciativa ose vendime të cilat ishin të paparamendueshme dhe aq sa mundi Bashkimi Demokratik për Integrim riktheu mundësin për të vazhduar dialogu politik, riktheu angazhimin e komunitetit ndërkombëtar dhe riktheu shpresën se Maqedonia do ta përfundon këtë krizë e cila ka paralizuar shtetin”, ka deklaruar Osmani në emisionin “Click Plus”./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori