Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski gjykatësit e rinj të Kushtetueses
Kuvendi i Maqedonisë me 65 vota pro dhe asnjë kundër ka zgjedhur për gjykatës kushtetuese Darko Kostadinovskin, ndërkaq me 68 vota pro dhe asnjë kundër për gjykatës kushtetues është zgjedhur Osman Kadriu, njofton Portalb.mk.

Pas votimit, gjykatësit kushtetues kanë dhënë betimin solemn.

Zgjedhja e Darko Kostadinovskit dhe Osman Kadrirut për gjykatës kushtetues janë me propozim të presidentit Gjorge Ivanov.

Kostadinovski dhe Kadriu vijnë në vendet e gjykatëseve Natasha Gaber Damjnanovska dhe Gëzime Starovës, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij viti.

"Mendimi im si jurist më jep të drejtën të them se ky ligj është në kuadër të Kushtetutës dhe normave kushtetuese. Çështja e gjuhës garantohet me Kushtetutë. Me këtë ligj parashihet vetëm teknika se si të zbatohet ligji i gjuhëve", tha Osmani. /albeu.com/


Shtuar më 11/01/2018, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori