OSBE shqetësohet për komunën Qendër
Komuna Qendër sot është vizituar nga delegacioni i lartë i OSBE-së i udhëhequr nga ambasadori Ralf Bret. Ata janë pritur nga kryetari Andrej Zhernovski.

“Përfaqësuesit e OSBE-së janë mjaft mirë të njoftuar me ngjarjet rreth komunës Qendër, për presionet të cilat bëhen ndaj Komunës si dhe dënimet dhe kontrollet nga inspektorët”.

“Siç theksuan vetë ata, janë të njoftuar me pasqyrën e vërtetë, sidomos me sjellejen e policisë gjatë protestave të organizuara para komunës, për vandalizmin ku edhe vetë u vërtetua ambasadori Bret me demolimin e hapësirave të Këshillit të komunës Qendër”, thuhet në komunikatën e komunës Qendër. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori