OSBE/ODIHR: Maqedonia organizoi zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare
Pëlqej
Pas zgjedhjeve të djeshme ku qytetarët e Maqedonisë votuan për kryetarët e komunave dhe këshillat komunale, vijnë edhe përgëzimet nga institucionet ndërkombëtare që kanë ndjekur nga afër procesin e votimit dhe shprehjes së vullnetit nëpërmjet votës.

OSBE/ODIHR vlerëson ditën e zgjedhjeve, fushatën parazgjedhore dhe elemente tjera të bashkangjitura me fushatë: raportimin e mediave dhe debatet mes kandidatëve.

”Zgjedhjet lokale kanë kaluar në atmosferë të mirë dhe të qetë, janë organizuar mirë, sipas të gjithë standardeve ndërkombëtare, me disa gabime të vogla.”

Kështu e komenton OSBE/ODIHR ditën e zgjedhjeve.
”Fushata ishte relativisht e qetë, vetëm me disa raste me ofendime verbale dhe thyerje shtabesh të partive. Organet e rendit gjatë fushatës është dashur të funksionojnë më shpejtë dhe në mënyrë efikase” komentojnë nga OSBE/ODIHR për fushatë.

”Debatet mes kandidatëve kanë qenë atraktive. Mediat private kanë dhënë hapësirë më shumë për partitë e mëdha kurse servisi publik ka pasur minuta pa para për të gjithë kandidatët të cilët shumë pak e kanë shfrytëzuar” thonë nga OSBE/ODHIR.

OSBE/ODHIR njofton se do të ndjekin edhe rrethin e dytë të zgjedhjeve dhe fushatën në mes dy rretheve. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2017, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori