OSBE e shqetësuar për ndarjet mes komuniteteve në Maqedoni
Pëlqej
OSBE ka shprehur shqetësimin e saj për ndarjet e theksuara ndërmjet komuniteteveMaqedoni. Ky konstatim është përcjellë nga vetë ambasadori i këtij misioni në Shkup, Ralf Breth.

"Në Maqedoni vazhdon trendi i ndarjeve të komuniteteve dhe krijimi i shoqërive paraleleve me shumë më pak ura të lidhjeve të tyre", është shprehur ambasadori Breth.

Sipas tij, integrimi është i rëndësishëm për paqe afatgjate dhe stabilitet të vendit.

"Nuk ka interes dominues për çështjen shqiptare. Interes kryesor dominant është integrimi i tërë shoqërisë, dhe jo integrimi i këtij apo atij komuniteti në një shoqëri. Por, është shumë logjik interesi ynë që siç thoni për çështjen shqiptare, për shkak se bashkësia shqiptare është komuniteti më i madh joshumicë në vend", deklaroi ambasadori i OSBE-së në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori