Orhan Ibrahimi e nisi sherrin ndërsa PDSH tani luan rolin e viktimës
Pëlqej
Eshtë pritur me habi në rrjetet sociale njoftimi i deputetit të PDSH-së, Imer Aliu, i cili deklaroi se PDSH do të braktis parlamentin deri sa organet kompetente nuk ndërmarrin masa kundër, siç tha ai, dhunuesve të BDI-së, njofton portali Albeu.com.

Ndërkohë, nga të gjitha deklaratat dhe pamjet televizive shihet qartë se ka qenë vet deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi, i cili ka nisur zënkën, fillimisht duke gjuajtur me stilolaps dhe më pas duke shkuar nga foltorja e parlamentit tek karrikja ku ishte ulur deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili dhe duke e goditur atë.

Eshtë për t'u habitur sjellja e këtillë e PDSH-së ndërsa burime anonime nga parlamenti i Maqedonisë, bëjnë të ditur për portalin Albeu.com se ekziston mundësia që ky incident të ketë qenë i përgatitur nga PDSH-ja për të fut në lojë skenare të reja që do të pasojnë në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori