Organizim ndërinstitucional kundër dhunës në familje
Përfaqësues nga shtatë institucione kompetente, do të jenë të kyçur në trupat koordinuese lokale që do të formohen në disa komuna të Maqedonisë. Ky është synimi i projektit kundër dhunës në familje që shoqata joqeveritare “Fëmijëri e gëzuar” në partneritet me shoqatën amerikane “USAID” dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, është duke e realizuar në 25 komuna të Maqedonisë.

Velica Semenkova Trajkova, kryetare e shoqatës “Fëmijëri e gëzuar” njoftoi që trupat koordinuese që do të funksionojnë në suaza të vetëqeverisjes lokale, paraprakisht do të aprovohen në këshillat komunale kurse do të ketë të deleguar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetit, Ministria e Drejtësisë,

Vetëqeverisja Lokale dhe përfaqësues të sektorit civil.
“Qëllimi i projektit është edukimi përkatës i përfaqësuesve të shtatë institucioneve gjegjëse që në një mënyrë janë kompetentë të përgjigjen për këtë fenomen, pra dhunën në familje. Projekti synon që të formohen trupa koordinuese me pjesëmarrje të institucioneve të lartpërmendura. Trupat koordinuese që do të dalin nga ky projekt, do të duhet të kalojnë në këshillat komunale të komunave ku dhe do të formohen.

Do të zgjidhen dhe do të vërtetohen, dhe pasi që këshillat komunale t’i aprovojnë, trupat koordinuese do të inkuadrohen në sistemet e komunave. Komuna pastaj do të mbështet punën dhe veprimtarinë e trupit koordinues ndërinstitucional”, potencoi Semenkova Trajkova.

Formati i trupave koordinuese me pjesëmarrje të përfaqësueseve të institucioneve të përfshira në projekt, do të mundëson që paraqitja e rasteve të dhunës në familje të trajtohet në mënyrën më të shpejtë dhe me më efikasitet, pasi që në trupat koordinuese të përfaqësuar janë gjitha institucionet kompetente që trajtojnë këtë problematikë.

“Qëllimi i trupave koordinuese është që rastet e tilla të dhunës në familje të mos enden nga një institucion në një tjetër, por të dihet se kush përgjigjet në cilin moment. Pra në punëtoritë dyditore që i realizojmë nëpër komunat e përfshira në projekt, paraqitet protokolli i përbashkët i veprimit nga institucionet gjegjëse, pra si të procedohen rastet eventuale të paraqitjes së dhunës në familje brenda këtyre institucioneve. Të mos kërkon pala e dëmtuar por vet institucionet ta kryejnë procedurën e nevojshme.

Komuna e Gostivarit, është komuna e 16 me radhë që tashmë është në fazën e realizimit të projektit. Do të përfshihen edhe 9 komuna të tjera ku me njësi të veta rajonale është e shtrirë edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, institucion ky që luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e dhunës në familje.
Shtuar më 20/03/2012, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori