Organizatorët e "Monstra": Të na ndihmojnë ndërkombëtarët
Pëlqej
Këshilli Organizativ i është drejtuar me një letër ambasadorit të BE-së, SHBA-së dhe ambasadorit të OSBE-së.

Në këtë letër, nga organizatorët kërkohet mbrojtja e dëshmitarëve.

"Ne sot ambasadorit të Bashkimit Europian z. Aivo Orav në Shkup, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Paul Ëohlers dhe ambasadorit të misionit të OSBEsë Ralf Breth u jemi drejtuar me një letër të hapur dhe u kemi kërkuar të garantojnë sigurinë e dëshmitarëve të cilët munden të kontribuojnë në sqarimin e rastit. Ne nga ata poashtu kemi kërkuar nisjen e një hetimi të rastit 'Monstra' nga ana e OSBE-së, shkeljen flagrante e rregullave, ligjeve dhe kushtetutës të Republikës nga ana e institucioneve gjyqësore dhe ekzekutiv qendrore", kanë thënë nga Këshilli Organizativ.

Ky këshill ka ndërprerë protestat dhe tubimet në rrugë dhe ka nisur mbledhjen e firmave për ta kundërshtuar procesin gjyqësor "Monstra". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori