Ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav, pas takimit me presidentin Gjorge Ivanon ka një porosi të prerë, ku thotë se
vendimi për
falje zhvlerëson përgjegjësinë dhe sundimin e së drejtës si dhe
rrezikon integrimin euroatlantik të vendit.
Burime diplomatike bëjnë me dije se temë kyçe ka qenë pasojat që mund ti ketë
vendimi i presidentit për
falje dhe rishqyrtimi i mundësisë për tërheqje të njëjtit pasi si i tillë
rrezikon tërë marrëveshjen
politike dhe thellon krizën
politike. Nga kabineti i Ivanovit, njoftuan vetëm se presidenti ka shpalosur para ambasadorëve motivet e vendimit për
falje.
Takimi me ambasadorët besohet se ka qenë parapërgatitje për
takimin e së premtes në Vjenë ku janë ftuar liderët e katër partive
politike. Ndërkohë nga Komisioni Evropian thonë se ende nuk janë caktuar të gjitha detajet për
takimin e Vjenës, ata thonë se qëllimi i takimit mbetet gjetja e mënyrës për zgjidhjen e krizës
politike./Albeu.com/
Shtuar më 20/04/2016,
ora 15:45