Orav: Të mos ndahen nxënësit sipas etnisë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Aivo Orav, ka konstatuar sot se në Maqedoni vijon të jetë aktuale ndarja në baza etnike dhe gjuhësore të nxënësve. Ai ka promovuar sot projektin e BE-së për arsimin e integruar, i cili pritet, sipas tij, të tejkalojë këto ndasi.

"Me instalimin e përmbajtjeve të reja mësimore dhe të trajnimeve për mësimdhënësit, profesorët e drejtorët, do të krijohet qasje e barabartë e të gjithë nxënësve në procesin arsimor. Arsimi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë fëmijët pavarësisht përkatësisë etnike, strukturës gjinore apo sociale", ka deklaruar Orav, për të konstatuar më pas se "në Maqedoni janë bërë deri tani projekte për arsimin e integruar, por ka dhe më tej ndarje të nxënësve në baza të përkatësisë etnike dhe gjuhësore", njofton Zhurnal.


Projekti i BE-së do të kushtojë 1 milionë euro, 85 % e të cilave do të sigurohen nga BE, kurse 15 % e tyre nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori