Orav: Partitë të tregojnë se Marrëveshja e Përzhinos është e gjallë
Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav
Lidhur me tërheqjen e tërësishme të abolimeve nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov, sot një deklaratë dha edhe euro ambasadori, Aivo Orav.

“Pasi që presidenti informoi se abolimi i politikanëve do të tërhiqet, të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me faljet dhe prishjen e tyre ishin precedent.
Këto falje në mënyrë shtesë e thelluan krizën dhe fatkeqësisht kishte anulim ose shtyrje në implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, por edhe anulim në hetimet e Prokurorisë Speciale Publike.

Do të dëshiroja të përkujtoj se koha për zbatimin e hetimeve të PSP zgjat 18 muaj. Shpresoj se do të realizohet drejtësia, se nuk do të flasim më për pandëshkueshmëri dhe se PSP do të punoj pa pengesa nga partitë politike.

Në periudhën e fundit është biseduar shumë për marrëveshjen e Përzhinos, nëse ende është në funksion dhe vlerësoj se të gjitha partitë politike duhet që të tregojnë se marrëveshja e Përzhinos edhe më andej është duke jetuar”, ka deklaruar Orav./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori