Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo
Orav, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e 24 prillit, në konferencën për shtyp që është mbajtur sot në lidhje me fondet IPA.
Ai ka deklaruar se, jo më larg se 19 shkurti do të dalin me vlerësimin e procesit nëse
Maqedonia do të jetë e gatshme për
zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, ose jo.
Ai nuk ka vërtetuar asnjë lajm rreth ardhjes së
mundshme të komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn.
Gjithashtu,
Orav nuk ka thënë asgjë nëse ndodh shtyerje e zgjedhjeve, pasi që çdo gjë është lënë në dorë të partive
politike, duke theksuar se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është këtu nëse këtë e kërkojnë partitë
politike. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2016,
ora 13:20