Kosova me shifra të frikshme: 13 viktima dhe 1901 raste të reja me COVID-19 sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 13 viktima dhe 1901 raste të reja me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë shëruar 433 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë shënuar 2356 viktima dhe 2, 922 raste aktive./albeu.com

 


Shtuar 24.08.2021 15:13