Me të njëjtat rroba dhe pa asnjë shenjë pendese! Çfarë po ndodh me Çalamanin në burgun e Vlorës

Pavarësisht se po bëhet 1 javë nga ngjarja e rëndë në Fier ku Klodian Çalamani vrau në oborrin e tij 8-vjeçarin, Mateo Vasiu, ngjarja vazhdon të trondisë dhe të jetë po aq e freskët.

Sot familjarët e 8-vjeçarit kanë udhëtuar drejt Vlorës, në ambientet e paraburgimit, ku po mbahet Çalamani, duke kërkuar dënimin e tij me vdekje.

Por çfarë po ndodh me 38 vjeçarin?

Burimet bëjnë me dije se autori mbahet në paraburgimin e Vlorës në izolim, pas revoltës që shkaktoi krimi i kryer nga ai duke i siguruar kështu sigurinë për jetën.

Mësohet se autori nuk është vizituar nga asnjë i afërm i tij, i cili në Shqipëri ka vetëm xhaxhain e tij.

Çalamani vazhdon të mbaje të njëjtat rroba që ditën ku u vu në pranga ndërsa gjendja e tij paraqitet e qetë.

38-vjeçari ka pranuar krimin e rëndë duke deklaruar para avokatit, i cili hoqi dorë nga mbrojtja, se trupin e të miturit nuk do e gjenin kurrë por ai nuk arriti të gjejë benzinë.

Krimi I rëndë ndodhi më 16 nëntor, ku ai joshi me biçikletën e tij Mateon e futi brenda oborrit aty ku e ka qëlluar me kazmë në kokë duke i marrë jetën. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.11.2021 11:59