“Tapë” në timon dhe tentoi të korruptonte policinë, e pëson keq i riu në Durrës

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar një shumë parash për ti shpëtuar arrestimit, por vihet në pranga 61 vjeçari.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës falë edhe bashkëpunimit me qytetarët që kanë njoftuar se një mjet kryente manorva të rrezikshme në rrugë, në vendin e quajtur “Plepa”, kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E.Z.

Drejtuesi i mjetit i ka ofruar 5000 lekë të rinj punonjësit të policisë për të mos i bërë testin e alkoolit, por punonjësi i Policisë ka kryer testet e alkoolit konform procedurës ku ka rezultuar se ky shtetas drejtonte mjetin në gjëndje të dehur në masën 0.77 mg/l.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shoqëruar shtetasin E.Z, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.14 Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Drejtim i automjetve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.02.2022 16:13