Linjat e mbrojtjes ruse shemben, ukrainasit rimarrin kontrollin e qytetit Balaklia

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e plotë të qytetit të Balaklia, njoftoi zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maliar, disa orë pasi Rusia njoftoi tërheqjen e forcave të saj.

Në të njëjtën kohë, kreu i administratës së zonave të pushtuara nga Rusia të rajonit të Kharkiv, i cili është emëruar nga autoritetet pushtuese, rekomandoi sot për të gjithë banorët që të largohen në territorin rus, në rajonin e Belgorodit”, raportoi agjencia TASS.

Vitaly Gadchev shtoi se “përfaqësuesit zyrtarë” janë të gatshëm në tokën ruse për t’u ofruar refugjatëve ushqim, ngrohje dhe kujdes mjekësor, sipas agjencisë ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se po tërhiqte trupat ruse nga Izium dhe Balaklia, qendrat strategjike të furnizimit në rajonin e Kharkiv, pasi linjat e mbrojtjes ruse u shembën ndërsa forcat ukrainase përparuan në një kundërofensivë në shkallë të gjerë./albeu.com

 


Shtuar 10.09.2022 20:47