Opozita shqiptare e ndarë
kuvendi-maqedoni
Opozita shqiptare në Maqedoni vazhdon të jetë e ndarë dhe e çakorduar, pa asnjë aktivitet dhe synim të përbashkët kundër pushtetit.
Sipas agjensisë INA, ndarja e opozitës ishte një shkak që ajo pësoi humbje të madhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 5 qershorit.

Janë dy parti parlamentare, PDSH dhe RDK që akoma nuk kanë dhënë asnjë sinjal bashkëveprimi në opozitë dhe se ato veprojnë në mënyrë të mëvetësuar kundër politikave qeveritare.

Nga këto dy parti nuk ka gatishmëri për të arritur një marrëveshje bashkëveprimi apo zgjerimi të koalicionit, duke përfshirë edhe forcat e tjera minore politike, që pësuan humbje të thellë në zgjedhje.

Në PDSH theksojnë për agjencinë e lajmeve INA se janë duke shqyrtuar idenë për të qenë prijës të një fronti opozitar, duke përfshirë të gjitha forcat politike, por paralajmërohet se së shpejti do të ketë detaje mbi këtë.

Lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi në intervistën e fundit ka theksuar se do të provojë bashkimin e tërë spektrit opozitar në betejën e radhës politike. Por, një oponent i Thaçit, Valon Bela, që pretendon se vazhdon të jetë nënkryetar i PDSH-së ka theksuar për mediat, se pikërisht Thaçi është përçarës i opozitës dhe spektrit politik shqiptar.

Përfaqësues të partisë tjetër RDK, e cila përfaqësohet me dy deputet theksojnë se si prioritet kanë ristrukturimin partiak dhe zgjedhjen e organeve të reja partiake dhe më pas sipas tyre do të shqyrtohet uniteti opozitar.

Janë edhe partitë e tjera si Demokracia e Re, PPD, BDK që janë në heshtje të plotë, ndërsa vetëm BDSH e udhëhequr nga Bardhyl Mahmuti ka shpallur moratorium të veprimit politik në një periudhë të pacaktuar.
Shtuar më 02/11/2011, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori