Opozita maqedonase ka refuzuar propozimin e presidentit Gjorgje
Ivanov për formimin e një
komisioni ekspertësh për ngjarjet e dhunshme të 24
dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë.
Presidenti
Ivanov dje shpalosi vendimin e tij për formimin e një
komisioni objektiv dhe jopartiak të ekspertëve për zbardhjen e dhunës së 24
dhjetorit në
Parlament, kur
opozita u nxorr nga Parlamenti, për shkak të bllokimit të projekt – buxhetit 2013.
Letra inicuese është dërguar deri te kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski, kryeministri Nikolla Gruevski si dhe deri te kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski.
Ky i fundit ka refuzuar dje kërkesën e presidentit Gjorge
Ivanov për formimin e këtij komisionit.
"Për fat të keq, propozimi juaj për formimin e ‘komisionit të ekspertëve’ për vërtetimin e fakteve, e vlerësojmë si një tentim që të shtyhet ballafaqimi i pushtetit aktual me përgjegjësinë personale, dhe për këtë arsye për ne është i pa pranueshëm. As opinionit vendor e as atij ndërkombëtar nuk i nevojiten komisione që të vërtetohen faktet, pasi incizimet me të vërtetën për shkeljen e procedurave, rregullores, ligjeve , Kushtetutës dhe suspendimit të demokracisë parlamentare nga ana e pushtetit, tashmë i pa tërë bota", ka theksuar Cërvenkovski, citon Kurir.
Ndërkohë, një nga partitë shqiptare RDK, e cila u kthye në
Parlament pas bojkotit, ka propozuar formimin e një
komisioni anketues parlamentar për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të 24
dhjetorit. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2013,
ora 14:29