“Mirëmëngjes pa u gdhirë!”, Rama shkon në Rinas për të pritur avionin e tretë: Kaq afganë gjenden në Shqipëri (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Rama ishte prezent në Rinas ku mbërritur avioni i tretë me 59 afganë.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar pamjet nga pritja e 59 afganëve të cilët mbërritën në vendin tonë pas mesnatës.

Gjithashtu për të pritur qytetarët afganë bashkë me kryeministrin ishin edhe ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

POSTIMI:

Mirëmëngjes pa u gdhirë nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.08.2021 08:15