E FUNDIT/ Policinë e Shtetit ndryshon “fytyrë”, këto janë emërimet e reja në kupolën drejtuese

Me ardhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka filluar një “furtunë” e vërtetë ndryshimesh në këtë institucion.

Me ardhjen e tij në krye të Policisë, Nano ka kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, dhe kjo fushatë emërimesh të reja, është pikërisht në këtë kuadër.

Burime bëjnë me dije se:

Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Durrës shkon me teë njëjtin post në Fier.

Ilir Proda nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Korçë shkon në të njëjtën pozitë në Elbasan.

Vendin e Prodes në Korçë e zë Ermal Muça, në rolin e zëvendës drejtorit për krimet.

Sakaq ndryshime në rang zëvendes drejtorash priten në Dibër, Kukës, Lezhë etj.

Këto ndryshime në radhët e policisë së shtetit nuk janë të rastësishme, dhe as të parat në erën e re që po fryn me zgjedhjen e Gledis Nano në krye të drejtorisë së Përgjithshme.

Pak ditë më parë ai ndryshoi drejtuesit e policive në 12 qarqe të vendit, me përjashtim të Beratit, ndërkohë që ka dhënë mesazhe se askush nuk do të jetë i pazëvendësueshëm dhe të gjithë do të jenë në një provë.

Ai ka kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër krimit, por duket se ka shumë rrugë përpara pasi vetëm në ditët e fundit një vrasje mafioze ndodhi në mes të Fierit, dhe një biznesmen ra pre e grabitjes me dyhunë në zonën e Niklës./albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 12:41