OKB rikthen termin "gjuha maqedonase"
Pëlqej
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka rikthyet termin “gjuha maqedonase” në faqen zyrtare të internetit, ku ditë më parë ishte hequr, por duke i shtuar një prapashtesë.

Sipas një njoftimit të selisë së OKB-së në Nju Jork, në regjistrin e të dhënave ku identifikohen banorët dhe gjuha e vendit, me këtë rast FYROM, është rikthyer termi “gjuha maqedonase”, në pjesën ku bëhet identifikimi i gjuhës zyrtare, mirëpo me sqarimin plotësuese se bëhet fjalë për gjuhën e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Korrigjimi pasoi pas reagimit të Ministrisë së Jashtme në Shkup, e cila i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për të kërkuar sqarime për shlyerjen e gjuhës maqedonase nga pjesa ku duhet të përcaktohet gjuha zyrtare e Maqedonisë si shtet anëtar i OKB-së.

Për shkak të këtij lëshimi, që u vlerësua teknik nga selia në Nju Jork, autoritetet maqedonase nëpërmjet disa medieve qeveritare kërcënuan me vendosjen e moratoriumit për negociatat për emrin. (bs)
Shtuar më 16/11/2010, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori