OKB, Poposki takon Avramopulos
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot pasdite në orën 17:00 sipas orës lokale do të takohet në selinë e OKB-së në New York me homologun e tij grek, Dhimitris Avramopulos.

Poposki para largimit për në New York ku e shoqëron presidentin Gjorge Ivanov në seancën e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, theksoi se nuk duhet të krijohen pritje të veçanta nga takimi me Avramopulosin.

Poposki u shpreh se në takimin me të do ti dekalrohet se Maqedonia dëshiron bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira me Greqinë dhe se Athina do të ketë përfitime të mëdha nga anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO, ndërsa fakti që është pjesë e këtyre familjeve duhet të jetë motivim për Qeverinë greke të ndihmojë në këtë proces dhe të mos jetë faktor frenues si deri më tani.

"Do ta porosit se në 20 vitet e kaluara kanë dëshmuar se nuk kanë kurrfarë baze argumentet e prezantuara për kontestin e imponuar pasi që Maqedonia as nuk paraqet ndonjë lloj kanosje për Greqinë sot e as nuk ekziston çfarëdo rreziku nga kanosjet territoriale dhe të sigurisë ndaj saj. Bisedimet do të shfrytëzohen që të theksohet fakti se pala e Maqedonisë dëshiron që të eliminojë çfarëdo përpjekje për keqpërdorim të mundshëm ose prezantim të gabuar të fakteve se në çfarëdo mënyre provokon ose kërkon arsyetime të mos ndodh ndodhje lëvizje në kontestin për emrin", është shprehur kryediplomati maqedonas, njofton MIA.

Ky do të jetë takimi i parë i Poposkit dhe Avramopullos dhe kontakti i parë i përfaqësuesve të lartë zyrtarë të dy vendeve pas një periudhe të gjatë. Ministri grek i Punëve të Jashtme për çështjen e emrit dje në selinë e OKB-së ka biseduar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-Moon. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2012, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori