OJQ-të shqiptare thirrje SHBA-ve, BE-së, Turqisë...për Egjiptin
Në Maqedoni sot është protestuar qetësisht nga organizata të shumta joqeveritare shqiptare, të cilat së bashku me qytetarë të shumtë janë solidarizuar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Egjipt.

Nën moton “We are R4ABIA” (Ne të gjithë jemi RABIA!) është realizuar protesta në Çarshinë e Vjetër, në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”. Protesta ka qenë nën organizimin e shoqatave:“Albislam”, “Ardhmëria”,“Ensar”, Fondacioni “NUN”, Fondacioni “Renova”,”El-Kalem”, “Forumi Rinor Islam”, “Kalliri i Mirësisë”, “Klubi ELITA”, “Kopru”, “Legis”, “Merhamet”, “QMBI”, “Thesari Islam”, “Thirrja Islame”, “Vizioni-M”, “Vllaznia”,”Unioni Studentor Shqiptar”, "Edu Nisa", njofton Zhurnal.

“Dëshirojmë të bëjmë me dije opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar se ashtu siç kemi qenë gjithmonë të drejtave të njeriut vlerave humane, dinjitetit të njeriut si individ dhe shoqëri, jemi këtuqë përsëri të gjykojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut në Egjipt, që është e garantuar me gjitha të drejtat ndërkombëtare.

Kërkojmë që me çdo çmim të ruhet jeta e njeriut egjiptian, sepse për ne jeta e njeriut është e barabartë me jetën e tërë njerëzimit. Nuk ka asnjë qenie që është më e vlefshme se njeriu.

I bëjmë thirrje veçmas SHBA-së, BE-së, Turqisë, OKB-së, Organizatës së Konferencës islamike, ligës Arabe por edhe Qeverisë së Maqedonisë që t’i shfrytëzojnë gjitha kapacitetet e mundshme që të mos lejojnë edhe më tej të dhunohet e drejta legjitime e popullit egjiptian”, thuhet në deklaratën e përbashkët të OJQ-ve shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori